Lajme

Bislimi niset për në Bruksel, pritet të takohet me Lajçak

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi takohet me përfaqësuesin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, në Bruksel

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi gjatë ditës së sotme është nisur për në Bruksel.

Kjo për Shqip.com është konfirmuar nga ana Këshilltarit të Bislimit, Klisman Kadiu.

“Ajo se çka mund të konfirmojë është se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është nisur për në Bruksel”, ka thënë fillimisht Kadiu.

Po ashtu Kadiu ka bërë të ditur se Bislimi në këtë udhëtim pritet të zhvillojë takim edhe me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Do të këtë takime me zotërin Lajçak” ka thënë Kadiu, duke mos treguar edhe për temat të cilat do të bisedohen në këtë takim.

Sot gjatë ditës, Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borell, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të arrijnë marrëveshje para datës 21 nëntor për çështjen e targave.

Ai tha se 21 nëntori nuk duhet t’i gjejë Kosovën dhe Serbinë pa një marrëveshje për targat, ose siç u tha ai “do të kemi situatë të rrezikshme”.

Borrell tha më herët gjatë ditës se i ka dorëzuar Kosovës dhe Serbisë një propozim për zgjidhjen e krizës aktuale.

/Shqip.com