Lajme Botë

Bisedimet për fundin e luftës/ Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen të hënën në Arabinë Saudite

Raundi tjetër i bisedimeve SHBA-Rusi pritet të mbahet më 24 mars në kryeqytetin saudit, Riad.

Takimin e konfirmoi ndihmësi i Kremlinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, cituar nga agjencitë shtetërore ruse të lajmeve.

Rusia thuhet se do të përfaqësohet nga senatori Grigory Karasin, i cili kryeson Komitetin e Çështjeve Ndërkombëtare të Senatit rus dhe Sergei Beseda, një këshilltar i drejtorit të shërbimit të brendshëm të sigurisë ruse FSB. Të dy do të drejtojnë një ekip ekspertësh rusë, thotë ndihmësi i Kremlinit.

/Shqip.com