Billie Eilish ndahet nga i dashuri i saj aktor: Nuk ishte tradhti, lidhjet përfundojnë
Publikuar:
(01.06.2022 14:37:56)

Këngëtarja e njohur Billie Eilish, është ndarë nga i dashuri i saj, Matthew Tyler Vorce.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori, ai tha se ata kanë vendosur të ndahen në mënyrë shoqërore si dhe përmes një postimi në Instagram i mohoi spekulimet se e kishte tradhtuar atë.
“Nuk kishte tradhti. Lidhjet përfundojnë. Kjo është e natyrshme. Të krijosh thashetheme dhe të gënjesh në internet është e rrezikshme”.
Eilish dhe aktori Vorce, e konfirmuan lidhjen romantike në prill të vitit të kaluar kur u fotografuan së bashku në një kafene në Santa Barbara të Kalifornisë.
Ndërkaq, është Billie Eilishi, ajo që ka thënë disa herë se nuk ka fat në dashuri, e shumë prej këngëve të saja janë të inspiruara pikërisht nga zemërthyerjet që i ka përjetuar në jetë.