Sport Ndërkombëtar

“Bild” zbulon se Mane dhe Sane janë rrahur para ndeshjes me Manchester Cityn

FOTO: EPA
FOTO: EPA

Manchester City i dha një leksion të mirë Bayern Munchenit në “Etihad Stadium”.

“Citizens” i mposhtën bindshëm “bavarezët” me rezultat 3:0.

Kjo ndikoi edhe në irritimin e lojtarëve mysafir.

Madje sipas mediave gjermane, u tha se pati edhe përleshje në kampin e trajnerit Thomas Tuchel.

Bild raporton se protagonistë ishin Sadio Mane dhe Leroy Sane.

Skandali mes Manes dhe Sanes, plasi pas një diskutimi që patën këta të dy në dhomat e zhveshjes.

E pas kësaj u tha se senegalezi e goditi me shuplakë gjermanin.

Duket se gjasat për të kaluar tutje skuadra gjermane janë zbehur dukshëm.

Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i ndeshjes kthyese në “Allianz Arena”, pas një javësh.

/Shqip.com