Bilçik: Marrëdhëniet me Prishtinën do të përcaktojnë rrugën e Serbisë drejt BE-së

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilçik, ka publikuar sot draft raportin e tij për Serbinë, në të cilin përshëndet faktin se anëtarësimi në BE është ende një synim strategjik i Serbisë.
Mirëpo ai thekson se normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën dhe përafrimi me politikën e jashtme evropiane do të përcaktojë dinamikën e rrugës së Serbisë drejt BE-së.
Bilçik beson se harmonizimi i Serbisë me BE-në është i mirë në votim për rezolutat përkatëse të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut.
Megjithatë, ai thotë se Beogradi dështoi të përmbushë masat kufizuese të BE-së kundër Rusisë dhe shton se “i vjen keq për marrëdhëniet e ngushta të Serbisë me Rusinë”, raporton Tanjug.
/Shqip.com