Big Brother po rikthehet më shpejt se që keni pritur, zbulohen detaje

Big Brother që në edicionin e parë ka fituar zemrat e publikut.
Mirëpo, ende një muaj pa u bë që nga përfundimi stafi i këtij emisioni ka nisur punën.
Lajmi për rikthimin e emisionit , u bë i njohur për publikun nga vetë moderatorja e programit Arbana Osmani, e cila tregoi se nisja e sezonit të dytë do të jetë në fillim të vitit 2023.
Gjithashtu stafi ka vendosur që të transmetojë disa fragmente të shkëputura gjatë prapaskenave të katër muajve në formën e një dokumentari.

Dokumentari është përgatitur nga regjisori Eduard Grishaj dhe përmban rrëfime të banorëve në dhomën e rrëfimit, diskutimet e organizatorëve, rregullat, dënimet e vendosura madje edhe disa ‘sekrete’ të cilat nuk janë publikuar asnjëherë gjatë transmetimeve ‘live’.
Pritet që ky dokumentar të transmetohet përgjatë këtij muaji. Ende nuk është konfirmuar një datë nisjeje për të nga produksioni.
Ndryshe që nga përfundimi Arbana ka filluar pushimët.
Ajo ndodhet në Maldive bashkë me familjen e saj./SHQIP.com