Bien temperaturat
Publikuar:
(09.11.2023 09:30:12)
Sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.
Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime, pasi që do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake, përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë më të ulëta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale gjatë ditës së sotme do të sillen mes 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s.
/Shqip.com