Sport Ndërkombëtar

Bielsa pritet t’i kthehet futbollit te një kombëtare

Marcelo Bielsa

Marcelo Bielsa duket se do t’i kthehet futbollit përsëri si trajner.

I mbetur pa punë që prej se ndau rrugët me Leeds United në shkurt të këtij viti, ai duket se kësaj radhe do të menaxhojë kombëtaren e Bolivisë, raporton ‘sportbible‘.

Edhe pse nuk do të marrin pjesë në Katari 2022, amerikano-jugorët janë në kërkim të një tekniku të ri për stolin e kombëtares.

Presidenti i federatës boliviane Fernando Costa po kërkon ta zëvendësojë trajnerin aktual Cesar Farias.

“Nuk do ta mohoj që jemi në kontakt me të”, shpjegoi Costa për Daily Mail. “Nuk kemi pasur ende një takim, por jemi afër të bisedojmë me të.

Presidenti i Federatës së Bolivisë – Fernando Costa

“Ne po flasim me një numër trajnerësh, duke përfshirë menaxherët e ekipeve kombëtare, dhe po dëgjojmë se çfarë kanë për të ofruar”, tha ai për ‘Daily Mail’.

Po ashtu ai theksoi se po shqyrtojnë se sa para kanë dhe më pas do të vendosin përfundimisht.

Bielsa nga ana tjetër, u shkarkua nga klubi anglez pas humbjes së thellë 4:0 ndaj Tottenham Hotspurs, që ishte humbja e pestë nga gjashtë ndeshje me radhë.

Bielsa arriti të fitojë Championshipin dhe i çoi Leeds në Premier Ligë, 2020

Në 2020, argjentinasi 66 vjeçar u përkujdes që ta promovojë klubin nga Yorkshire në Premier Ligë pas 16 vitesh në Championship dhe kategori tjera më të ulëta të futbollit anglez. /Shqip.com