Biden paralajmëron tërheqjen e trupave ushtarake si në Afganistan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, thotë se vendimi për tërheqjen e trupave nga Afganistani nuk ndërlidhet vetëm me këtë vend, njofton Shqip.com.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Biden thotë se një vendim i tillë është rreth dhënies fund të epokës së operacioneve ushtarake për ribërjen e vendeve të tjera.
“Ky vendim për Afganistanin nuk ka të bëjë vetëm me Afganistanin. Bëhet fjalë për përfundimin e një epoke të operacioneve të mëdha ushtarake për të ribërë vendet e tjera”, ka shkruar ai.
This decision about Afghanistan is not just about Afghanistan. It’s about ending an era of major military operations to remake other countries.
— Joe Biden (@JoeBiden) September 1, 2021
Tërheqja amerikane nga Afganistani erdhi pas plot dy dekadash përpjekje për bërjen e Afganistanit shtet.
Ky vendim është kritikuar shumë, ndonëse Biden vazhdimisht tregon se SHBA-të do të mbështesin popullin e Afganistanit.
Shtetet e Bashkuara kanë prani ushtarake në shumë vende të botës, duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës. /Shqip.com