Lajme Botë

Biden nuk mund të gjejë daljen pas fjalimit- amerikanët të shqetësuar për shëndetin mendor të tij

Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pas një fjalimi është përballur me një situatë të sikletshme.

Pas fjalimit, Biden nuk e gjen dot daljen duke u endur përreth skenës i përhumbur.

Kundërshtarët e tij akuzojnë vazhdimisht Joe Biden se nuk ishte i përshtatshëm për presidencën në moshën 79-vjeçare. Gjendja e tij fizike dhe mendore është shumë e keqe për të udhëhequr Shtetet e Bashkuara. Mbështetësit e tij natyrisht i shohin gjërat ndryshe, por me veprimet e tij Biden u jep gjithmonë municion të ri kundërshtarëve të tij.

Ky ishte gjithashtu rasti në një konferencë donatorësh në periferi të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Kështu e mbyll fjalimin e tij presidenti më i vjetër amerikan në histori dhe dëshiron të largohet nga skena. Ai shkon djathtas, por ndalon pas disa hapash dhe shikon përreth i hutuar. Ai duket se po i pyet shikuesit se si doli nga skena.

Folësi i radhës falënderon Biden për punën e tij në luftën kundër sëmundjeve infektive, Presidenti amerikan qëndron në buzë të skenës. Ai bën disa hapa më të paqëndrueshëm.

Siç raporton “DailyMail”, sipas një sondazhi, shumica e amerikanëve janë të shqetësuar për presidentin e tyre, 59 për qind janë “shumë” ose “disi të shqetësuar” për shëndetin mendor të Biden.