Lajme

Biden: Nuk i besoj numrit të vdekjeve që japin palestinezët në Gaza

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden

Presidenti i SHBA Joe Biden tha në një konferencë për shtyp se ai “nuk e ka idenë nëse palestinezët po thonë të vërtetën” për numrin e të vdekurve, por “jam i sigurt se të pafajshëm janë vrarë” dhe i kërkon Izraelit të minimizojë viktimat e civilëve.

“Unë mendoj se ne duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm,” tha Biden. “Izraeli duhet të jetë tepër i kujdesshëm” për të mos përfshirë civilët, “por unë nuk kam besim në shifrat që palestinezët po ofrojnë”.

Joe Biden “nuk i kërkoi” Izraelit të vononte pushtimin e Gazës.

Joe Biden ka paralajmëruar Iranin se nëse vazhdon të sulmojë trupat amerikane në Lindjen e Mesme, SHBA-ja do të “hakmerret”. “Ky është paralajmërimi im për Ajatollah“, tha presidenti amerikan në një konferencë për shtyp me kryeministrin australian.

Sulmet e kolonëve izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor duhet “të ndalen tani”, shtoi më tej Joe Biden gjatë një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin australian.

“Zemërimi i Izraelit pas sulmeve mizore është i kuptueshëm, Izraeli ka të drejtën dhe detyrën për të mbrojtur veten dhe ne do të sigurojmë që ai të ketë mjetet e nevojshme. Është gjithashtu e vërtetë që Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez“.

Joe Biden përsëriti ftesën drejtuar Izraelit për të vepruar “në përputhje me ligjet e luftës”.

/Shqip.com