Biden ia huq: Amerika ka 54 shtete
Publikuar:
(29.10.2022 23:43:12)

Joe Biden është presidenti më i vjetër në histori të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një fjalim në Filadelfia, ai ka ngatërruar numrin e shteteve në Amerikë, duke shkaktuar të qeshura nga të pranishmit.
Presidenti 79 vjeçar, tha se administrata e tij ka përmirësuar kujdesin shëndetësor, e për këtë ai kishte udhëtuar në 54 shtete për të ndaluar kompanitë farmaceutike të rrisin çmimet e barnave.
Shtimi i 4 shteteve është rasti i fundit i një numri gafash që kanë ngritur shqetësimet për shëndetin e Joe Bidenit.
Por përkundër këtyre shqetësimeve, Biden ka paralajmëruar se do të kandidojë për një mandate të dytë në zgjedhjet e vitit 2024.
/Shqip.com