Lajme Botë

Biden i tregon ushtarëve amerikan në Poloni: Djali im kishte qëndruar në Kosovë për gjashtë muaj

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden

Djali i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka qëndruar për gjashtë muaj në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur vet, Biden, para ushtarëve amerikan në Poloni, të cilët i ka falënderuar për shërbimin.

“Djali im ishte një vit në Irak. Ai ishte gjashtë muaj në Kosovë. Ai fitoi Yllin e Bronztë, medaljen e shërbimit dhe çmime të tjera. Gjëja më krenare që bëri ndonjëherë ishte veshja e asaj uniforme”, ka thënë Biden në një video të publikuar nga CNN në Twitter.

Fjalimin i Biden kur flet për Kosovën mund ta dëgjoni nga minuta 06:57.

Beau Biden ishte një jurist i njohur dhe kishte qëndruar në Kosovë si vullnetar që ishte i interesuar ti ndihmonte vendit tonë në sistemin e drejtësisë.

Rruga Ferizaj – Gjilan, në afërsi të kampit Bondsteel në Kosovë, mban emrin e Joseph R. Beau Biden, III, të djalit të Joe Biden.

Me 6 janar të vitit 2015, Beau Biden kishte ndërruar jetë nga sëmundja e kancerit.

Ai ishte edhe Prokuror i Përgjithshëm në Delaware ndërsa për një kohë kishte shërbyer edhe me Forcat Amerikane në Irak./Shqip.com