Rozë Ndërkombëtar

Beyonce shkëlqen me fustan të artë në koncertin e fundit në Detroit

Beyonce mahniti publikun me një veshje që ishte krijuar në bashkëpunim me argjendarien “Tiffany” dhe stilistin, Giles Deacon, në koncertin e saj të fundit në Detroit.

Këngëtarja kishte veshur një fustan të gjatë, i cili kishte një skaj disa centimetra mbi gjunjë, duke zbuluar një palë geta rrjete me ngjyrë trupi, shkruan DailyMail.

Pjesa e sipërme e veshjes përmbante copa pëlhure të mprehta që dilnin nga busti i sipërm, ndërsa rripat e trashë ishin të mbështjellë rreth shpatullave të saj.

Ajo realizoi disa nga pozat e saj të preferuara në prapaskenë për të treguar fustanin mahnitës që ishte bërë nga ngjyra ikonë blu e “Tiffany”.

Nëna e tre fëmijëve kishte veshur një palë këpucë të ngjashme me taka të mbyllura që përmbanin zbukurime të shkëlqyeshme argjendi sipër.

/Shqip.com