Lajme

Betohet qeveria “Rama 3”

Foto: Euronews

Qeveria e re e Shqipërisë “Rama 3”, të shtunën u betua pranë Institucionit të Presidencës, ceremoni kjo e cila zgjati pak më shumë se 10 minuta.

Në orën 10:00, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me ministrat e kabinetit qeverisës, iu drejtuan Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, për betim.

Lexo edhe:
Votohet qeveria “Rama 3”

Pas ceremonisë kabineti vazhdoi rrugën për në Kryeminstri, ku do të mbahet mbledhja e parë e qeverisë së re.

Qeveria ‘Rama 3’ mori miratimin në parlament me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.

Lexo edhe:
Qeveria e Shqipërisë “Rama 3” zotohet se do të lobojë në njohjen e Kosovës

Kabineti i mandatit të tretë qeverisës të socialistëve përbëhet nga 15 ministri, nga të cilët 4 ministra pa portofol. 12 ministra janë gra dhe 3 burra./SHQIP.com