Betohen deputetët e rinj që zëvendësojnë Hamzën dhe Nurën
Publikuar:
(18.11.2021 10:54:43)

Janë betuar deputetët e rinj në Kuvendin e Kosovës.
Rashit Qalaj dhe Isak Shabani janë dy deputetët e rinj të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët do të zëvendësojnë Bedri Hamzën dhe Fadil Nurën.
Kjo pasi në zgjedhjet lokale që u mbajtën ditën e 17 tetorit, Hamza mori votat e duhura për të udhëhequr me Mitrovicën e Jugut dhe Nura me Skenderajn.
Qalaj dhe Shabani nuk arritën që të bëhen deputetë në zgjedhjet nacionale që u mbajtën më 14 shkurt.
Të njëjtit kanë më së shumti vota nga lista e PDK-së e që nuk janë pjesë e Kuvendit.
Rashit Qalaj më 14 shkurt mori 9160 vota, ndërsa Isak Shabani 8729 vota./SHQIP.com