Betisi i shkakton Villarealit humbjen e parë sezonale
Publikuar:
(11.09.2022 23:14:36)

Real Betisi e ka njoftuar Villarealin me humbje.
Skuadra e udhëhequr nga Manuel Pellegrini ka triumfuar me rezultat 1-0 ndaj “nëndetësës së verdhë”.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Rodri – kur po zhvillohej minuta e 61-të.
Ani pse mysafirët u munduan me të gjitha forcat për ta barazuar rezultatin – nuk arritën diçka të tillë.
Interesant është fakti se përveçes se ishte humbja e parë – për ekipin e drejtuar nga Unai Emery – ky ishte edhe goli i parë i pranuar në këtë sezon.
Betisi – tashmë ngritet në kuotën e 12-të pikëve dhe gjendet në pozitën e tretë në tabelë.
Teksa, Villarreali është një pozitë më poshtë – me dy pikë më pak./Shqip.com