Besnik Tahiri vjen me dy porosi për deputetët një ditë para seancës për Trustin
Deputeti dhe shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka ardhur me dy porosi për të gjithë deputetët e Kuvendi të Kosovës një ditë para mbajtjes se seancë ku pritet të diskutohet për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
“Nesër, në Kuvend e kemi për votim Ligjin për Trustin. I kam dy porosi për deputetët e Kuvendit të Kosovës” ka shkruar Tahiri.
Ai ka thënë se të gjithë ata që po mundohet të thonë se Trusti është për pleqëri e kanë gabim.
“1. Ata që po mundohen të na tregojnë që Trusti është për pleqëri, e kanë shumë gabim, sepse kjo është e ditur. Ne, hallin e kemi se si këta njerëz ta mbërrijnë pleqërinë në mungesë të dorës së shtetit në këtë situatë krize”, është shprehur Tahiri.
Sipas Tahirit, kontributdhënësit po i kërkojnë t’i marrin një pjesë të kursimeve të tyre për t’i zgjidhur disa probleme jetike që i kanë në këtë gjendje të jashtëzakonshme.
“2. Logjika me i thënë jo secilit propozim të opozitës pa e dhënë asnjë arsyetim, është pazotësi, është ikje e përgjegjësisë dhe mbi të gjitha është mungesë e guximit për të marrë një vendim”
Nesër të gjithë deputetët duhet ta votojnë Ligjin për Trustin ka shtuar më tutje Tahiri./Shqip.com