Besnik Qaka tregon datën e lansimit të projektit të ri
Publikuar:
(22.08.2021 16:41:27)

Këngëtari i njohur si dhe vokalisti i “NRG Band”, Besnik Qaka është duke vazhduar të lansoje projekte të reja muzikore.
Ai ka disa javë që ka paralajmëruar që do të lansojë një këngë të re .
Besniku në llogarinë e tij në Instagram ka treguar së projekti do të lansohet të mërkurën( 25 gusht).
“Po vjen më 25.08.2021”, ka shkruar ai në videon që është publikuar paralajmërimi e këngës.
Reagime të shumta ka pasur për këngën, ku shumica nga to ishin pozitive pasi që fansat e tij janë duke e pritur këngën më padurim.
Besniku këtë vit ishte në qendër të vëmendjes për shkak të këngës së fundit “A m’ke harru” që u bë virale gjithandej.
Projekti për vetëm pak muaj ka grumbulluar afro 10 milionë klikime./SHQIP.com