Besnik Krasniqi zgjidhet kryetar i ri i AAK-së në Prizren

Besnik Krasniqi është zgjedhur kryetar i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren.
Në Kuvendin e IX zgjedhor të AAK-së në Prizren, në raundin e dytë nga 182 vota të delegatëve, Krasniqi mori 96 sosh.
Për të parin e degës së AAK-së në Prizren, në garë ishin: Arton Muçaj, Besnik Krasniqi dhe Bajram Kastrati.
Në raundin e parë nga 219 vota të delegatëve, Arton Muçaj, mori 64 vota, Bajram Kastrati, 73 vota, ndërsa Besnik Krasniqi, 81 vota.

Me këtë rezultat garën vazhduan, Besnik Krasniqi dhe Bajram Kastrati. Në rundin e dytë Krasniqi mori 96, ndërsa Kastrati 86 vota të delegatëve.
Gjatë këtij kuvendi, i pranishëm ishte edhe lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, së bashku me Blerim Kuqi, Bali Muharremaj dhe Smail Latifi.
Deri tani, kryetar ishte Lulzim Kabashi./Shqip.com