Bislimi takon Mustafën, diskutojnë interesat dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafën.
Temat qendrore të diskutimit kanë qenë interesat dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Zyra e Kryeministrit në njoftimin e tyre, kanë thënë se shqiptarët në Serbi duhet të kenë të drejta të barabarta njësoj si serbët në Kosovë.
“Bashkëpunimi mes nesh është i rëndësishëm për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Në parimin e reciprocitetit, shqiptarët në Luginën e Preshevës, duhet të kenë të drejta të barabarta, të përfaqësimit, ashtu siç edhe serbët në Kosovë.”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Tutje, në njoftim thuhet se Qeveria e Kosovës mbetet e angazhuar për mbështetjen e vazhdueshme të shqiptarëve të Luginës.
Ekzekutivi i Kosovës në muajin korrik të këtij viti ndau 255 mijë euro për sigurimin e teksteve mësimore për nxënësit e Luginës së Preshevës./Shqip.com