Besart Halimi kompleton transferimin te kampionët e Letonisë
Publikuar:
(12.07.2021 17:51:07)

Besart Halimi do të vazhdojë karrierën e tij futbollistike në Letoni, shkruan Shqip.com.
Reprezentuesi i Kosovës është prezentuar te kampioni i Letonisë, FC Riga.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes rrjeteve sociale.
Mesfushori nga Gjilani për dy edicione ishte pjesë e Sandhausen, skuadër kjo e cila garon në Budesliga 2 të Gjermanisë./Shqip.com