Rozë

Bertan Asllani pjesë e serialit më të ri turk, përkrah yjeve Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu

Bertan Asllani ka vite që jeton dhe vepron në Turqi, ku sukseset e tij në botën kinematografike nuk kanë qenë të vogla.

Së fundmi, emri tij po lakohet në mediat rozë krahë dy yjeve të njohura turke Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu, e kjo jo pa arsye.

Treshja e përmendur do të jenë së bashku në serialin e ri turk që do fillojë së shpejti në Star Tv.

Seriali i ri mban titullin “Gecenin Ucunda” (Në fund të natës) dhe përkrah yjeve të kinematografisë turke do të jetë edhe këngëtari dhe aktori i njohur shqiptar, Bertan Aslllani.

Ndryshe, Bertani është parë në prapaskenat e serialit të ri teksa xhiroheshin skenat e para ndërsa tashmë është publikuar edhe promo e tij.

Kujtojmë, se Bertani prej vitesh po shijon një histori dashurie me aktoren e njohur turke, Hazal Senel me të cilën u fejua në vitin 2020./Shqip.com

https://youtu.be/JrMCO8nUMFk