Lajme

Bërnabiq: Kosova s’ka çka kërkon në UNESCO

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq

“I ashtuquajturi shtet i vetëshpallur i Kosovës nuk ka çfarë të kërkojë në UNESCO”.

Kështu ka deklaruar këtë të premte kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila ka theksuar se tema dhe politika kryesore e shtetit të saj është “depolitizimi i UNESCO-s”.

Pas panelit në debatin plenar të sesionit të 41-të të Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s në Paris, duke i’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Bërnabiq ka thënë se UNESCO është një organizatë që merret me çështje që s’kanë të bëjnë me politikën, por me arsimin, kulturën, shkencën e të ngjashme.

“Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azul, tha se nuk do ta depolitizojë gjatë mandatit të saj,” ka shtuar Bërnabiq, raporton Tanjug, transmeton Shqip.com.

Më tej, ka njoftuar se në shtator të vitit 2022, Serbia do të jetë nikoqire e një takimi për shkencën dhe zhvillimin e qëndrueshëm të UNESCO-s.

Para mediave, kryeministrja serbe ka deklaruar se ky është tubimi më i madh i UNESCO-s për një nga temat më të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm dhe më tej, rritjen ekonomike dhe progresin./SHQIP.com