Lajme Ballkan

Bërnabiq: Është e pamundur të flasësh me Kurtin

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, vlerëson se dialogu Kosovë-Serbi nuk ka qenë asnjëherë më i vështirë sesa tani, transmeton Shqip.com.

Ajo thotë se është e pamundur të flitet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se “ka fanatikë ideologjikë në Prishtinë që nuk duan të flasin”.

Bërnabiq shpjegoi se procesi i dialogut tani është i vështirë pasi sipas saj njerëzit nga Kosova të cilët janë duke negociuar nuk janë të interesuar për projekte rajonale, por vetëm dërgojnë mesazhe që Serbia duhet të gjunjëzohet dhe se është çështje ditësh kur Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Ata nuk dëshirojnë të flasin për ndonjë gjë tjetër. Është një situatë jashtëzakonisht shumë e vështirë, por ne duhet të qëndrojmë në dialog”, ka thënë Brnabiq për ‘Tv Prva’.

Kryeministrja serbe po ashtu ka thënë se shumë gjëra dhe marrëveshje që janë arritur në samite që janë organizuar për Ballkanin Perëndimor nuk kanë filluar të realizohen si pasojë e pengesave nga politikanët e Prishtinës. /Shqip.com