Lajme

Bërnabiq: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë parakusht për sigurinë e rajonit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka deklaruar se dialogu mes Kosovës  dhe Serbisë paraqet parakusht për lirinë dhe prosperitetin e regjionit, transmeton SHQIP.

Ajo ka thënë së dialogu është gjëja më e rëndësishme pasi që sipas saj, garanton pavarësinë e serbëve në Kosovë.

Siç raportin media serbe “Tanjug” , Bërnabiq ka thënë se është e pamundur të bisedohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, pasi që sipas saj, ai nuk e di qëllimin e këtij dialogu.

“ Kjo është një situatë e rëndë për gjithë regjionin, dhe kjo më së miri vërehet kur në më shumë se një vit nuk ka asnjë marrëveshje në regjion” është shprehur Bërnabiq./SHQIP.com