Lajme

Berisha i bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës më 6 dhjetor

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish lidhur me protestën që do të zhvillohet më 6 dhjetor.

Në një status në “Facebook”, Berisha i bën thirrje qytetarëve që të bashkë më 6 dhjetor në orën 12:00 për të protestuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Berisha e ka shoqëruar statusin e tij edhe me një foto me tekst në anglisht ku shkruhet: “Mirë se vini në Shqipëri. Bukë, kripë dhe…korrupsion i përzemërt i Edi Ramës”.

Statusi:

Protestojmë të gjithë bashkë
6 dhjetor, ora 12:00
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

/Shqip.com