Berbatov: Gjërat nuk po funskionojnë për Van de Beek

Në Ajax ishte ndër futbollistët kryesorë të skuadrës, por te Manchester United, Van de Beek nuk po arrin asesi të sigurojë një vend në ekipin startues.
Për situatën e tij tek “Djajtë e kuq” ka folur edh Dimitar Berbatov që në të kaluarën ishte pjesë e Unitedit, shkruan Shqip.com.
Ai ka thënë se Man United paguan shumë për të dhe këtë e kanë vërë vetëm sa për të i kënaqur fansat.
“Thjeshtë nuk po funksionon për Van de Beek tek United. Paksa keq sepse United pagoi kogja shumë për të. Por, kjo ndodhë kur paguan shumë para vetëm për t’i kënaqur fansat. Problemi i tij është se nuk i jepet mundësia. Shembull, ndaj Young Boys merr rast dhe pastaj zëvendësohet. Kjo është storja e tij. Pra, 10 minuta lojë dhe kaq” ka thënë ndër të tjera shtatëgjati.
Po ashtu ai shtoi se Manchesteri duhet të mendojnë shitjen e tij.
“Besoj se United do e mendojnë shitjen e tij, dhe të nxjerrin para për të mbuliar humbjet që kanë bërë me blerjen e tij”, u shpreh bullgari.
Van de Beek për momentin është zgjedhja e fundit në mesfushë e Ole Gun Solskjaer i cili para e tij është duke i inkuadruar, Pogban, Fernandes, Fred dhe Matic./Shqip.com