Lajme

Beqë Cufaj e dorëzon detyrën e ambasadorit në Gjermani

Beqë Cufaj dhe Angela Merke.

Beqë Cufaj  e ka dorëzuar detyrën  e ambasadorit të Kosovës në Gjermani.

Ai tregoi përmes një postimi në Facebook se është nderuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Gjermani, pas dorëzimit të detyrës.

“Një befasi dhe kënaqësi njëkohësisht! Me rastin e dorëzimit të detyrës si Ambasador i Republikës së Kosovës në Berlin isha mysafir i Rrjetit të Bizneveseve Shqiptare në Gjermani në darkë nderi Organizuar nga Kryetari Mustafë Abazi dhe anëtarët e kryesisë Mahiri, Burimi, Bujari, Artoni, Hysi dhe Fatos Xhafolli!”.

Përpos tij, detyrën sot e ka dorëzuar edhe ambasadori i Kosovës në Australi, Hajdin Abazi.

Madje, ky ka thënë se “s’po ka kujt t’ia dorëzojë çelësat e ambasadës”.

Detyrën e dorëzuan edhe Nait Hasani i cili ishte ambasador në Tiranë dhe Gëzim Kasapolli në Kroaci. /Shqip.com