Benzema reagon pas lëndimit: Në jetën time nuk jam dorëzuar kurrë

Një lajm tronditës për Kombëtaren e Francës ka ardhur vetëm disa orë para startit të Botërorit “Qatar 2022”.
Pas dëmtimit të Christopher Nkunkut para pak ditësh, gjatë ditës së djeshme është bërë e ditur se edhe Karim Benzema do të qëndrojë jashtë Botërorit.
Lidhur më këtë ka ardhur edhe reagimi nga vetë sulmuesi i Real Madrid.
Benzema është shprehur se në jetën e tij asnjëherë nuk është dorëzuar.
“Në jetën time nuk jam dorëzuar kurrë, por sonte më duhet të mendoj për ekipin siç kam bërë gjithmonë, kështu arsyeja më thotë t’ia lë vendin tim dikujt që mund të ndihmojë grupin tonë të bëjë një Botëror të mirë. Faleminderit për të gjitha mesazhet tuaja të mbështetjes” është shprehur Benzema.
Franca në Botërorin “Qatar 2022” bën pjesë në grup me Danimarkën, Tunizinë dhe Australinë.
/Shqip.com