Benzema dhe Vinicus Jr – dyshja e momentit në La Liga

Benezema dhe Vinicus Jr është dyshja që po i “trembë” mbrojtësit në La Liga.
Futbollistët në fjalë, i kanë siguruar Real Madrid-it fitoren, në derbin e zhvilluar ndaj Sevillës.
Ani pse ishin në disavanztazh, “mbretërit” arritën që ta rikthejnë rezultatin dhe arkëtuan pikët e plota.
Sevilla shënuan të parët, me anë të Rafa Mir, pas vetëm 12-të minutave lojë.
Por, kjo ishte e gjitha çka mundën të bëjnë në këtë takim.
Ndërsa, në anën tjetër, “Los Blancos” arritën që të barazojnë me anë të Karim Benzema-s, në minutën e 32-të.
Për sulmuesin francez ky ishte goli i 18-të në 16-të ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet – në këtë sezonë.
Numri nëntë, hyri në librat e historisë, duke u bërë futbollisti francez me në së shumti gola në historinë e një klubi, gjithsej 362. Tashmë, ai ka kaluar edhe Thiery Henry-n, i cili e mbante këtë epitet.
Kur u mendua se ndeshja do përfundonte me barazim, në “skenë” doli Vinicius Jr, që pas një momenti magjik, e dërgoi topin në rrjetë.
Për brazilianin ky ishte goli i nëntë këtë kampionat në La Liga, ndërsa ka edhe dy asistime.
Me këtë fitore, “Galatikët” e “blindojnë” vendin e parë në La Liga, me 33 pikë.
Ndërsa, Sevilla zbret në vendin e katërt, me pesë pikë më pak. /Shqip.com