Beniada befason me deklaratën: Kam ngelur disa ditë pa ngrënë, doja të kurseja

Beniada Nishani jo rrallë ka treguar vështirësitë që ka hasur rrugës për t’u bërë modele.
Edhe gjatë kohës sa ishte pjesë e BBV ajo iu rrëfente banorëve tjerë se nuk e ka pasur fare të lehtë këtë udhëtim.

Së fundmi Beniada dhe moderatorja Argjira Spanca janë bërë pjesë e një loje ku duhet tu përgjigjeshin pyetjeve rreth njëra-tjetrës, ajo është pyetur nëse ka ngelur ndonjëherë pa ngrënë.
Ish banorja e “Big Brother VIP” tha se i është dashur të ngelë disa herë pa ngrënë, jo vetëm që të ishte më e dobët, por edhe të kursente.

“Kam ngelur disa ditë pa ngrënë. Ishte periudhë e vështirë, nuk kapja shumë punë si modele se nuk isha e dobët dhe agjensitë kërkonin vajza të vogla. Shkaku ishte se nuk punoja dhe nuk doja shumë harxhime dhe kurseja, nuk harxhoja në restorante. Por këto momente i kalojnë të gjithë”, ka deklaruar ajo.
Ndryshe Beniada është bërë pjesë e një rubrike të re në emisionin “E diell” bashkë me moderatoren Argjira Spanca./Shqip.com