Sport Ndërkombëtar

Benfica do ta lëshojë Darwin Nunez – për 80 milionë euro

Darwin Nunez

“Estádio da Luz” ka parë shumë lojtarë të mëdhenj në bërje.

Di Maria, Bernardo Silva, Rui Costa, David Ruiz, Joao Cancelo e shumë të tjerë që lanë gjurmë në futbollin europian, shkëlqyen në Benfica.

Një emër i ri që duket se do të nisë aventurë jashtë Portugalisë, është Darwin Nunez.

Fabrizio Romano raportoi se shuma që do ta bindte klubin është 80 milion euro.

Agjenti i tij duket se do të fillojë negocimet me gjigantët evropian këtë verë, me Manchester Unitedin e interesuar.

Gjatë afatit kalimtar të janarit, klube si West ham dhe Arsenal kishin bërë oferta zyrtare por që ishin refuzuar.

Darwin Nunez, Uruguai

Uruguajani po kalon formë jatësore me “As Águias” këtë sezon, ku ka arritur që në 36 paraqitje të gjejë portën 31 herë dhe ka dhuruar tre asiste.

Është pikërisht kjo formë që e ka çuar vlerën e tij në treg në 40 milion euro, sipas “transfermarkt”.

Sulmuesi ishte pjesë e Almeiras spanjolle, para se t’i bashkohej Benficas në vitin 2020 për 24 milion euro./Shqip.com