Kulturë

Ben Blushi hap ekspozitën për Ukrainën, në Kosovë

Shkrimtari i njohur Blen Blushi, ka hapur ekspozitën me fotografi “Ukraina në 10 orë”.

Ekspozita është e hapur në Muzeun Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë.

“Kjo ekspozitë që qëndroi e hapur në Tiranë gjatë gjithë shtatorit, shkon në Kosovë me mbështetjen e mikut tim Qemal Minxhozi ambasador i Shqipërisë dhe natyrisht me përgatitjen dhe organizimin special të vajzave të COD, Eridanës dhe Enës, pa dyshim”, ka shkruar Belushi.

Ai tha se ekspozita është realizuar me foto që ai ka realizuar në Ukrainë.

“Në këtë ekspozitë janë fotografitë që munda të realizoj gjatë 10 orëve qëndrimi në Ukrainë, ku fotografova zonat e bombarduara të Irpinit dhe Borodyankës si dhe Kievin, qytetin që jeton në paqe dhe njëkohësisht në panik”, tha tutje Belushi.

Ekspozita do rrijë e hapur gjatë gjithë javës në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

/Shqip.com