Sport Ndërkombëtar

Bellingham me vlerësim të lartë për Realin, por edhe veten e tij

Mesfushori i Real Madridit ka folur për gazetarët pas fitores në ndeshjen ndaj Almerias (3:1).

Lojtari 20-vjeçar mori pjesë drejtpërdrejt në të gjithë golat të shënuar. Anglezi shënoi në minutën e 19 dhe 60′ dhe asistoi Vinicius Junior në të 73-tën.

“Kam mësuar shumë duke luajtur me shokë të tillë. Tani jam dhjetë herë më mirë se vitin e kaluar”, tha fillimisht Bellingham.

“Fitoret me vullnet të fortë janë ADN-ja e Real Madridit. E kam parë shumë në televizor kur kam qenë i vogël dhe gjithmonë më është dukur se do të ndodhte herë pas here. Tani që jam këtu, shoh gjithçka nga brenda te Real Madrid, askush nuk ka panik”, tha Bellingham për Madrid Xtra.

/Shqip.com