Sport Ndërkombëtar

Belgjika thyen rekord në Kupën e Botës

Kombëtarja e Belgjikës e ka nisur me fitore Kupën e Botës, por duke triumfuar me shumë vështirësi kundër Kanadasë në kuadër të Grupit F.

Golin që vulosi epilogun e këtij takimi e realizoi Batshuayi në minutën e 43-të, shkruan Shqip.com.

Belgjika ka vendosur një rekord historik në Botëror, teksa ka fituar 8 ndeshje radhazi në fazën e grupeve të Kupës së Botës.

“Djajtë e Kuq”, kanë barazuar kështu serinë e Brazilit. Kombëtarja “seleçao” ka pasur 2 seri me 8 fitore radhazi, gjatë viteve 1986-1994 dhe 2002-2010.

Belgët kanë shansin e artë që në rast triumfi në ndeshjen e radhës, të thyejnë kështu ecuri që mbahej nga Brazili.

/Shqip.com