Belgjika me dy mungesa ndaj Italisë
Publikuar:
(30.06.2021 22:56:07)

Kevin de Bruyne dhe Eden Hazard, sipas të gjitha gjasave nuk do të jenë pjesë e ekipit të Belgjikës për ndeshjen ndaj Italisë, shkruan Shqip.com.
Sipas mediave belge, De Bruyne dhe Hazard nuk ishin të pranishëm në stërvitjen e kombëtares belge të mërkurën.
Kjo pasi thuhet se ende nuk janë rikuperuar plotësisht nga lëndimi.
Si Hazard, ashtu edhe De Bruyne u lënduan në fitore e Belgjikës kundër Portugalisë në kuadër të 1/8 së finales të EURO 2020.
Ndeshja e çerekfinales mes Belgjikës dhe Italisë zhvillohet në “Allianz Arena” me fillim nga ora 21:00./Shqip.com