Sport Shqiptar

Bekim Balaj, pas 13 vjetësh kthehet në futbollin shqiptar

Bekim Balaj është zyrtarisht lojtar i ri i Vllaznisë duke firmosur një kontratë 3 vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të klubit shkodran.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare rikthehet në vendlindje pas 13 vjetësh, ku për herë të fundit mbajti fanellën kuq e kaltër në sezonin 2009/2010.

Postimi i klubit:

Klubi i Futbollit Vllaznia në përmbushje të objektivave sportive, njofton se ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit për 3 sezone sportive, me lojtarin e Kombëtares shqiptare Bekim Balaj. MIRË SE VJEN BEKIM BALAJ”.

Përveç në Shqipëri, Balaj ka bërë karrierë edhe te: Gencerbirligi, Sparta Prague, Slavia Prague, Rijeka, Akhmat Grozny, Sturm Gratz.

/Shqip.com