Lajme

Bejta: Mjaft jemi vrarë nga armiku, mos të vritemi mes vete

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nasuf Bejta
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nasuf Bejta

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nasuf Bejta, ka reaguar pas rasteve të vrasjeve, plagosjeve e të rrahjeve që ndodhën ditëve të fundit në vend.

Bejta, i cili është pjesë grupit parlamentar të Vetëvendosjes (nga subjekti “Guxo”) ka apeluar të mos ndodhin këto fenomene, duke shtuar se ne se si popull mjaft jemi vrarë e rrahë nga armiku, duke drejtuar apel që këtë mos ta bëjmë mes nesh.

“Vërtet ngjarjet që po ndodhin ditëve të fundit, vrasje, plagosje e rrahje janë të rënda dhe tejet shqetësuese”, ka shkruar Bejta, në rrjetin social Facebook.

“Mjaft jemi vrarë, rrahur e maltretuar nga armiku. Mos të vritemi mes veti, të dashur vëllezër e motra”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Vërtetë ngjarjet që po ndodhin ditëve të fundit, vrasje, plagosje e rrahje janë të rënda dhe tejet shqetësuese.

Mjaft jemi vrarë, rrahur e maltretuar nga armiku, mos të vritemi mes veti të dashur vëllezër e motra.

Shpresoj që mos të kemi më këso raste, lus organet e rendit që ta bëjnë punën e tyre dhe autorët të marrin dënimin e merituar.

/Shqip.com