Bëhet virale video-ja për zhdukjen e Mona Lizës, a u grabit vërtetë ajo?

Një TikTok i cili u bë viral ka shkaktuar konfuzion te shumë njerëz se piktura e famshme e Mona Lizës është grabitur.
Në video shihen një sërë makinash policie e që mbishkrim kishte “Në Paris kur u vjedh Mona Liza”.
E postuar katër ditë më parë, videoja është shikuar më shumë se 9 milionë herë dhe është pëlqyer nga 1.9 milionë përdorues.
Më pas, personi që e publikoj videon, e “dyfishoi” shakanë, duke u shfaqur në një tjetër TikTok në të cilën ai shpjegoi se kishte vizituar Luvrin me miqtë e tij.
“Ajo ka ikur. Mona Liza është zhdukur. Ne folëm me stafin atje dhe ata nuk mund të thonë asgjë”, tha ai.
Mirëpo, Mona Lisa , në fakt, nuk është zhdukur – Leonardo da Vinci mbetet në Luvër, ku ajo është ekspozuar prej kohësh. Nuk ka pasur raportime për vjedhjen e Mona Lizës.
Kujtojmë që në vitin 1911, piktura e famshme ishte vjedhur e që më pas personi që kreu krimin u dërgua në burgim për gjashtë muaj.
/Shqip.com