Lajme

Begaj ua kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës tri vendeve afrikane

Presidenti Shqipërisë, Bajram Begaj në New York ku po mbahet Asambleja e Kombeve të Bashkuara, ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë bërë këtë.

Përmes një postimi në Facebook Begaj njoftoi është takuar me homologët nga Botsvana, Kenia dhe Sudani i Jugut dhe në fokus kishte njohjen zyrtare për Kosovën.

“Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së, u takova me homologët e mi nga Botsvana, Kenia dhe Sudani i Jugut. Teksa nxitja e marrëdhënieve të mira dypalëshe është e rëndësishme, fokusi im kryesor ishte njohja zyrtare e Republikës së Kosovës nga këto shtete”, ka shkruar ai. 

/Shqip.com