Begaj takohet me Antonio Guterres, flasin për dialogun Kosovë-Serbi
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, António Guterres.
Begaj nënvizoi kontributin e dhënë nga Shqipëria në dy vitet e fundit, për paqen dhe sigurinë, si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Sipas Presidentit Begaj, angazhimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, është konfirmim i rolit të Shqipërisë si faktor stabiliteti jo vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë.
Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm kanë qenë në fokus të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 78-të të Asamblesë së OKB-së, ndaj në këtë drejtim Presidenti Begaj i shprehu Sekretarit të Përgjithshëm angazhimin maksimal të Shqipërisë në zbatimin e OZHQ-ve dhe Axhendës 2030.
Presidenti Begaj u ndal edhe te zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku nënvizoi se Shqipëria mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropain dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, që do të mundësonte të dyja vendet, si dhe të gjithë rajonin, të vazhdonin me sukses rrugëtimin e tyre integrues në BE.
Në tërësi, Ballkani Perëndimor po kalon një periudhë tejet dinamike, ndaj Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj në forcimin e bashkëpunimit mes shteteve, në funksion të stabilitetit dhe përparimit të tyre.

/Shqip.com