Rozë

Befason Fjolla Morina, mbulohet për Ramazan

Fjolla Morina

Muaji i shenjtë i Ramazanit tashmë ka filluar.

Këtë muaj kanë uruar figura të njohura të publikut të cilat kanë treguar që janë duke agjëruar.

Mirëpo ajo që ka habitur ka qenë këngëtarja, Fjolla Morina, e cila ka treguar që agjëron çdo vite.

Këngëtarja teksa njihet si provokuese me veshjet e saj që nganjëherë tregojnë më shumë sesa duhet, ka befasuar teksa është shfaqur e mbuluar.

“Mirë se vjen o muaj i bekuar! Ramazani qoftë i lehtë, i begatë dhe i mbushur me vepra të mira për të gjithë besimtarët. Amin”, ka shkruar ajo krah fotos së postuar.

Ndryshe, ajo ka disa javë që është ndarë nga bashkëshorti i saj, Fisnik Syla.

Dyshja janë martuar gjatë kohës sa ishin në pushime në Maldive./SHQIP.com