Bebe Rexha s’e pranon kërkimfaljen, bën thirrje për hetim të plotë
Publikuar:
(18.08.2024 17:24:22)

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha përjetoi një situatë të pakëndshme në aeroport.
Pas një përshëndetjeje në shqip me një punonjës të linjës ajrore, ai e kërcënoi duke i thënë se nuk do ta lejonte të udhëtonte.
Bebe Rexha ka njoftuar se është kontaktuar drejtpërdrejt nga Lufthansa, por ajo nuk është e kënaqur vetëm me një kërkesë faljeje dhe se do të kërkojë një hetim të plotë të rastit”.
“Kurrë nuk kam qenë kaq e shkatërruar emocionalisht. Lufthansa më ka kontaktuar direkt, por e shtyj të bëjnë një hetim të plotë për të zbuluar se kush është ky burrë që abuzon me pushtetin e tij. Një ‘më fal’ nuk do të mjaftojë këtë radhë”, shkroi ajo në Instagram.
/Shqip.com