Bebe Rexha prekë tokën e Kosovës
Publikuar:
(23.07.2024 15:46:20)

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha ka arritur në Kosovë.
Sapo ka arritur në aeroportin e Prishtinës, Bebe Rexha ka thënë në shqip “Prishtinë, unë jam këtu”.
Ajo pritet të performojë në festivalin e madh ‘Sunny Hill’ në Prishtinë nga data 25 deri 28 korrik në Prishtinë.
Me të mbërritur në Kosovë, ajo shihet se është takuar me stilistin e njohur Valdrin Sahiti.
Kreatori shqiptar nuk ka dyshim se do të përkujdeset për dukjet e biondes në festival.
/Shqip.com