Beatrix Ramosaj vjen me këngë të re, posaçërisht për Donald Veshaj

Pas daljes së saj nga “Big Brother Albania VIP”, Beatrix Ramosaj për ca ditë thuajse u zhduk.
Ajo nuk postoi asgjë në rrjetet e saja sociale, e madje nuk u paraqit as në emisionin “Fan Club” ku mysafir janë çdo herë banorët e eliminuar të shtëpisë.
Kjo situatë vazhdoi kështu dhe Beatrix kur pa se fansat e saj me të vërtetë janë të shqetësuar me të, ajo bëri një postim në Instagram ku shpjegoi të gjitha ndjenjat e saja.
E përveç këtij teksti, Ramosaj na surprizoi neve më një projekt të ri muzikor.

Kënga e re e artistes e titulluar “Faj” është publikuar dje, dhe në të janë të shkruara të gjitha ndjenjat e saja ndaj Donaldit dhe eksperiencës me të gjatë rrugëtimit të saj në shtëpi.
“Nga zemra ime, për të gjithë ju…sidomos ty” – ka shënuar këngëtarja
Kënga u prit dhe u pëlqye shumë nga fansat e saj.
E tani të gjithë presin produksionin e shtëpisë që të lëshojë këtë këngë brenda në shtëpi e të shohin reagimin e Donaldit. /SHQIP.com