Beatrix Ramosaj i reagon banores së re: Ti po don me na tregu a ka muzikë këtu a jo?
Publikuar:
(07.01.2022 21:49:56)

Edhe spektakli i sotëm i Big Brother ka vazhduar me diskutime për situatat në shtëpi.
E gjithë kjo pasi në klipin e prezantimit, banorja më e re, Xheisara u shpreh se në shtëpinë e Big Brother VIP nuk ka atmosferë dhe nuk ka muzikë.
“Aty nuk ka muzikë, nuk ka atmosferë, s’ka njerëz që këndojnë”, tha Xheisara, e cila është mikeshë e Bora Zemanit.

E për këtë është shfaqur edhe reagim i këngëtares nga Kosova, Beatrix Ramosaj e cila e ka bërë në dhomën e rrëfimit.
“Ti po don me na tregu a ka muzikë këtu a jo, hajde loçkë se ta tregojë unë”, ishin fjalët e asaj.
Po ashtu, banorët e rinj janë ankuar që nuk janë pritur mirë nga ata të vjetrit dhe për këtë ka pasur edhe diskutime me tonë më të ngritura./SHQIP.com