Beatrix bashkon forcat me artistin e njohur, kënga i dedikohet Donaldit

Artistët e Big Brother pas daljes kanë vazhduar karrierën e tyre.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe Xhesiara.
Ajo tha se pritet ta publikojë projektin brenda dy javësh ndërsa sqaroi se nuk bëhet fjalë për një histori të veten.
Megjithatë, teksa po i përgjigjej pyetjes se të gjithë banorët që kanë dalë nga Big Brother kanë bërë këngë për ndarje, Xheisara nxori pa dashur që dhe Beatrix po bën një këngë që flet për ndarjen.

Kohët e fundit është spekuluar se bëhet fjalë për një duet me Dafina Zeqirin.
Por ishte kjo e fundit që ka sqaruar se në fakt do të jetë një duet mes partnerit të saj, Dj Geek dhe Beatrixës.
Ndryshe, Beatrix ka disa javë që është ndarë më Donaldin. Kjo ka ndodhur disa ditë pasi janë larguar nga Big Brother.
Në anën tjetër, edhe aktori ka postuar një projekt të ri, por që po flitet që është dedikim për Bora Zemanin./SHQIP.com