Lajme

BE pret formimin e Asociacionit dhe kthimin e serbëve në institucione

Flamuri i Bashkimit Evropian

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media gjatë ditës së sotme ka thënë se pritjet e BE-së lidhen me përmbushjen e marrëveshjeve ekzistuese, raporton Tanjug.

“Kthimi i serbëve të Kosovës në institucione është njëra nga pritjet themelore të BE-së, e njëjta vlen edhe per formimin e Asociacionit të Komunave Serbe”, ka thënë Stano.

Sipas tij marrëveshja e arritur të mërkurën në mbrëmje nuk është fundi i procesit por fillimi i punës dhe njoftoi se Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borell së shpejti do të ftojë liderët e Beogradit dhe Prishtinës për një takim të ri në Bruksel.

Kujtojmë, se presidenti i Serbisë, Vuçiq ka deklaruar gjatë ditës se serbët mund të kthehen në institucione vetëm nëse plotësohet kushti i dytë, e që është formimi i Asociacionit.



/Shqip.com