Lajme

BE në pritje të përgjigjes së Prishtinës rreth propozimit të ri për targat serbe

Bashkimi Evropian është në pritje të përgjigjes së Kosovës për një propozim lidhur me çështjen e targave serbe, që gjatë ditës së martë i dërguari i Posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak, ia ka prezantuar kryenegociatorit të Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, gjatë takimit të tyre në Bruksel. Kështu kanë thënë për Radion Evropa e Lirë burimet diplomatike në BE, por pa dhënë detaje për propozimin në fjalë.

Burimet kanë konfirmuar se fjala është për propozimin për të zgjidhur urgjentisht çështjen e zbatimit të vendimit për ndërrimin e targave ilegale të Serbisë, në mënyrë që të shmangen tensionet në veri të Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, duke folur për takimin e zhvilluar gjatë ditës së djeshme me Miroslav Lajçak në Bruksel është shprehur se nuk ka marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

/Shqip.com